Basketbolisti i famshëm kroat dhe jugosllav, Dino Raxha, e ka pasion futbollin, po aq sa edhe basketbollin, duke bërë, dikur, një tifozllëk të madh për përfaqësuesen e Kroacisë. Por, tani, sikurse thotë, nuk do që ta shohë ekipin kombëtar kroat as në televizor, jo, sepse Kroacia nuk ka futboll të mirë, por sepse ai nuk ka ndershmëri. Raxha sulmoi, sidomos, legjendën e futbollit kroat, Davor Shuker, të cilin ai ka kohë që e konsideron se një “apendiks” të figurës kontraversale sportive, presidentit të Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç. Shukeri, tani ndodhet në një situatë, kur kundërshtarët e tij duan që t’ia marrin “stolin” e presidentit të federatës kroate të futbollit, por ka shumë mundësi që ai ta ruajë këtë stol, pikërisht, me mbështetjen e Mamiçit.
“Për mua, përfaqësuesja jonë është bërë e huaj. Shoh futboll me zemër të hidhëruar dhe e kam parë ekipin tonë në Berlin, Vjenë, në botërore dhe evropiane, kurse, tani, as që më bie ndërmend që të shkoj të shoh ndonjë ndeshje të përfaqësueses sonë, madje, as në televizor nuk e shoh, nuk më intereson fare, pasi duket qartë se futbollin te neve e kanë privatizuar”, tha Raxha, duke shtuar: “Do të kthehem, kur të kthehet ndershmëria. Davor Shuker? Nuk më intereson. Nuk kam ndonjë mendim për të. Dikur, ka qenë lëgjendë, por jo më”.
Sfidanti.al