Bostoni nuk “vdes” kurrë, vallë Majemi pëson fatin e Miluokit?!

Fitorja në Floridë nuk ishte thjesht një sukses normal basketbolli. Boston Sëlltiksat patën një reagim të tillë që habiti NBA-në dhe publikun amerikan duke triumfuar 127-102 në fushën e Majemit. Tashmë, seria finale e plej ofit në Konferencën e Lindjes është në barazim 1-1 dhe dy ndeshjet e radhës do të luhen në Boston. “Jeshilët” u udhëhoqën nga “treshja e madhe” Tatëm, Braun dhe Smart që shënuan në total 75 pikë, përkatësisht 27, 24 e 24. Ndoshta, ata duan që t’i ngjajnë treshes së madhe Bër-Parish-Mekheil që udhëhoqi Sëlltiksat në disa tituj kampion në vitet 80-të. Xhimi Batleri e bëri detyrën e tij për Majemin me 29 pikë, por u la vetëm.

Sfidanti.al