Boston Sëlltiks ende shpreson, por i duhet mrekullia në Majemi

Gabimet e bëra në fillim të Finales së Lindjes mund të paguhen shtrenjtë, veçse shanset ekzistojnë dhe duhen shfrytëzuar. Boston Sëlltiks fitoi ndeshjen e dytë radhazi ndaj Majemit, këtë herë në Arenën e vet, me shifrat 110-97, dhe ngushtoi shifrat në 2-3. Sfida e radhës është në Majemi ku duhet fitorja, ndryshe Hit kalon në Finalen e Madhe përballë Denverit. Bostoni ia doli me lojë kolektive ku disa lojtarë shënuan mbi 20 pikë. Uajt pati 24 pikë, Smart 23, ndërsa Tatëm e Braun nga 21. Asnjë ekip në NBA nuk ka përmbysur një rezultat 0-3 me humbje, por Bostoni do ta provojë.

Sfidanti.al