Belingham “vjen” në Madrid javën e ardhshme!

Pritet të përfundojë Bundesliga e ndoshta futbollisti i ri do të arrijë atë që Erling Halandi nuk mundi ta bënte. Xhud Belingham pritet të shpallet kampion i Gjermanisë me Dortmundin këtë të shtunë, dhe më pas, që nga java e ardhshme, mund të ketë lëvizje të rëndësishme në operacionin që do ta transferojë tek Reali. Mediat spanjolle raportojnë se 20-vjeçari është e sigurt që do të jetë në Madrid sezonin që vjen, ndërsa pritet të mësohen shifrat e operacionit, që besohet se do të ketë si nivel bazë të transferimit 100 milionë euro, plus klauzola të tjera.

Sfidanti.al