Portieri i Barcelonës ka pësuar disa rrjeta në ndeshjet e fundit, pasi katalanasit u shpallën kampionë, por gjithsesi mbetet në garë për të arritur një rekordi. Ter Shtegen ka 25 ndeshje këtë sezon në La Ligë pa pësuar gol, diçka që mund ta lejojë që të tejkalojë arritjen e portierit Lianjo i Deportivos me 26. Nëse nuk pëson gol në dy ndeshjet e mbetura ndaj Majorkës dhe Seltës, Ter Shtegen do të ketë 27 sfida këtë edicion me portën të paprekur.
Sfidanti.al