Me gjasë, Lykasi mund të largohet ndonëse mediat gjermane thonë se ai ende nuk e ka ndarë mendjen. Flasim për një nga mbrojtësit më të mirë të Bajernit dhe të Francës, që ka qenë i dëmtuar, dhe që kërkohet fort edhe nga Paris SG. Derisa Lykas Hernandez ta ndajë mendjen, bavarezët duhet të presin e të përpiqen, por duket se ata ia kanë vënë syrin një tjetër lojtar. Ky është sërish një Hernandez, Teoja i Milanit, gjithashtu i dalluar me kombëtaren e Francës, dhe që është vëllai i Lykasit.
Sfidanti.al