Boksieri shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë, Nuri Seferi, shënoi fitoren e 46-të, nga të cilat 42 i ka fituar me nokaut në karrierën e tij profesioniste. Pak ditë, më parë, në Burgdorf të Zvicrës, ai nokautoi hungarezin Lazlo Hubert. Në raundet e 1-rë e të 2-të, ai boksoi nga disatanca, duke e goditur vetëm disa herë kundërshtarin, por në raundin e tretë, duke pasur edhe një mbështetje të fortë nga publiku, ai bëri një boks të shkëlqyer, duke realizuar një seri goditjesh të forta që e tronditën Hubertin.
Kurse raundin e 4-t ai e filloi me dy goditje të fuqishme që e rrëzuan kundërshtarin në tapetin e ringut. Fitorja e fundit ishte me rëndësi për Seferin, duke qenë se ajo i hapi atij rrugë që të ndeshet me katër boksierët më të mirë në Evropë. Para tij, boksoi edhe vëllai i tij, Sefer Seferi, që fitoi titullin “ËBF-International”, pasi ai nxori nokaut boksierin brazilian Mraselo Fereira dos Santos.
sfidanti.al