Boks, batuta e Tajson Fjurit dhe kthimi në ring i Golovkinit!

Dikush flet, dhe dikush gjen ndeshjen e radhës, këto janë të rejat e fundit nga boksi profesionist. Tajson Fjuri vendosi ta ngacmojë për herë të dytë mposhtësin e Entoni Xhoshuas, meksikanin Andi Ruiz. Britaniku, i mbiquajtur “Mbreti i Egjiptianëve” (Gypsy King), deklaroi se do t’i mjaftonte vetëm një dorë për ta mundur Ruizin, ndërsa dorën tjetër do ta mbante pas kurrizit.

“Nuk e dimë se ç’mund të ndodhë në jetë, dhe nuk mund të them “jo” për asgjë, – tha Fjuri, – por, me siguri të plotë mund t’u bëj një pyetje tifozëve: Cilën dorë të mbaj pas kurrizit, dhe me tjetrën të mund Ruizin, sepse më mjafton vetëm një dorë për këtë”. Ruiz është kampion i peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO, pas fitores me Xhoshuan. Fjuri do të ndeshet në 14 tetor me sudezin Oto Valin, ndërsa shton se është arritur akordi për revanshin me Diontej Uajlderin.

Ndërkaq, një ish-kampion i madh do të kthehet në ring. Legjenda e peshave të mesme, Genadi Golovkin (i mbiquajtur GGG), do të përballet me ukrainasin Serhij Dereviançenko në 5 tetor në “Medison Skuer Garden” në Nju Jork. Dueli do të jetë për titullin botëror në federatën IBF, pasi ky titull iu hoq meksikanit Kanelo Alvarez në 1 gusht. Meksikani, që fitoi me pikë më parë ndaj Golovkinit (fitore që ngjalli debate), nuk ra dakord për ndeshje me Dereviançenkon.

Sfidanti.al