Tentoi t’i grabisë telefonin kampionit të botës në boksin tajlandez, grabitësi përfundon në spital

Jusef Buganem, 6 herë kampion i botës në peshat e mesme në boksin tajlandez Muay Thai, u bë objekt i një tentative grabitje një vepër kjo që u rezultoi fatale për grabitësin ‘e guzximshëm’. Ky i fundit tentoi t’i vidhte Buganemit telefonin celular por belgu iu kundërpërgjigj duke e goditur grabitësin i cili në fund shkoi në spital me frakturë në kokë.

Lajmi u bë i ditur nga ‘La Dernière Heure’ sipas së cilës ngjarja ndodhi në 11 gusht në Iksel pranë Brukselit kur boksieri ishte duke konsumuar një vakt ushqimor. Ai ishte në pritje të një mikut të tij kur grabitësi tentoi t’i vidhte telefonin. Fillimisht Buganem i dha dy shpulla hajdutit, por ky i fundit këmbënguli në idenë e tij për t’i marrë telefonin kështu që boksieri i dha një grusht të fortë në fytyrë duke se shembur në tokë dhe duke bërë që ai të pësojë frakturë në kokë për t’u dërguar menjëherë në spital.

I akuzuar për sulm dhe agresion, Jusef u mbrojt duke thënë se kujtoi se hajduti po nxirrte armë të ftohtë teksa kishte duart në xhep dhe se ai ishte veprimi i tij i parë për t’u mbrojtur

sfidanti.al