Bisedimet Hamilton-Mercedes kanë ngecur? Ecclestone: Lewis do që të mbetet në qendër të vëmendjes

Edhe pse në moshën 90 vjecare, Bernie Ecclestone mbetet një personazh me shumë ndikim në botën e Formula 1. Kështu që është logjike që ai të japë opinionin e tij edhe në cështjen e bisedimeve mes Lewis Hamilton dhe Mercedes për rinovimin e kontratës, bisedime të cilat kanë ngecur. Por kjo duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje ish bosit të Formula 1 dhe në një intervistë për ‘Blick’, Ecclestone e minimizoi të gjithë këtë histori duke thenë se gjithcka është një shoë dhe se Hamilton dëshiron që të qëndrojë në qendër të vëmendjes në këto javë të trishtueshme.

Bernie Ecclestone nuk u vjen shumë rrotull fjalëve dhe për një herë të vetme del dikush që shfaqet më drejtperdrejte se ai dhe bëhet fjalë për Eddie Jordan. Ky i fundit vetëm pak ditë më parë tha se po të ishte në vendin e Toto Wolff dhe të drejtuesve të Daimler, duke parë numrat e Hamilton, nuk do të kishte asnjë dyshim dhe do t’i tregonte britanikut derën.

Tani s’mbetet gjë tjetër vecse të shohim se cfarë do të ndodhë në të gjithë këtë histori që në fund mund të rezultojë ‘shumë zhurmë për asgjë’.

Sfidanti.al