Historia kurioze e Vardy, po linte Leicester për të bërë animatorin në Ibiza

Jeta e Jamie Vardy rrezikoi të ishte ndryshe nga ajo që ne dimë. Mjaftte një zgjedhje ndryshe, një rënie e vogëk në tundim dhe sot do të shihnim 34 vjecarin nga Sheffield në një plazh të Ibiza, ndoshta duke startuar ndonjë festë anonime në diskotekë ne ishullin spanjoll, kryeqytetin e argëtimit, dhe jo në fushat më të rëndësishme të futbollit në botë. Ai që e zbuloi këtë aspekt të jetës së bomberit të Leicester ishte ish shoku i tij i skuadrës, Ben Marshall që ka luajtur me ‘Dhelprat’ në ojesën e parë të sezonit në periudhën kur Leicester luftonte në fushat e Championship.

Vardy u transferua te Leicester nga Fleetwood për vlerën e 1 milionë Paundëve në 2012, por në vitin e tij të parë  pati disa probleme me përshtatjen duke shënuar 5 gola në 29 ndeshje. Dhe në atë kohë iu ofrua mundësia për të punuar në Ibiza

‘Kujtoj ende kur thoshte se do të linte gjithcka dhe se do të largohej-tregon ben Marshall në intervistën e tij në kanalin Youtube ‘Under the Cosh’-kishte një ofertë pune për në Ibiza për të bërë animatorin. Nuk duronte më, do t’ua pohojë edhe ai vetë’.

Por në fund rezultoi se Vardy mori vendimin e duhur dhe tifozët e Leicester e falenderojnë

Sfidanti.al