Quhet Julian Rajhof (Rijhooff) është vetëm 15 vjeç dhe luan për Ajaksin. Ky është talenti i ri i futbollit holandez, prodhimi i radhës i akademisë së famshme të Amsterdamit, por shpejt do të udhëtojë për në Gjermani. Borusia e Dortmundit “futi hundët” sërish për një talent të ri, pasi Rajhofi nuk pëlqeu ofertën për rinovimin që i bëri Ajaksi. “Dortmundi është një kështjellë për më të talentuarit”, – thotë shefi ekzekutiv, Hans-Joahim Vacke. Pavarësisht se në Bundesligë, ekipi nuk po jep dot maksimumin e vet, klubi është i mbushur me të rinj tepër të talentuar. Në ekipin e parë janë Haland, Sanço, Belingham, Rejna apo edhe Mukoko, ndërsa në ekipet zinxhir janë Kollins, Lytke-Fri, Binoe-Gitens, Lion Semiç apo edhe shumë të tjerë. Rajhofi luan për U17 të Ajaksit duke shënuar 9 gola në 4 ndeshje, ndërsa për Holandën U15 ka 10 gola e dy asistë në 8 ndeshje.
Sfidanti.la