Ky sezon nuk po rezulton aspak pozitiv për Kun Agueron. Problemet fizike po e shoqërojnë vazhdimisht dhe deri tani ka luajtur vetëm për 260 minuta të ndara në 9 ndeshje. Kjo është si pasojë e frekuencës së shfaqur të problemeve për sulmuesin; kur duket se ai zgjidh njërin, në horizont shfaqet një tjetër. Rasti më i fundit është izolimi i tij pasi kishte qenë në kontakt me një person të prekur nga Covid 19. Duke qenë se nuk ka qenë konstant me aktivizimin e tij, Aguero, shënuesi më I mirë në historinë e Manchester City ka shënuar vetëm 2 gola dhe kjo vjen në një moment aspak të mirë për të.
Motivi? Përgjigja është e thjeshtë; kontrata e tij përfundon në verën e këtij viti dhe gjithcka është në procesin e bisedimeve. Por nga Anglia nuk vijnë lajme të këndshme për Agueron. ‘Mirror’ zbulon se Manchester City I kanë dhënë një lloj ultimatumi; nuk do të ulen të flasin me të për rinovimin, nse Aguero nuk vërteton se I ka kaluar problemet fizike
‘Mirror’ vë në dukje gjithashtu se izolimi i Agueros erdhi pikërisht në momentin kur ky po riaftësohej nga dëmtimi muskular të pësuar një muaj e gjysmë më parë. Ndërsa ‘The Sun’ shkon edhe më tej teksa thekson se nëse Kun dëshiron të veshë ende fanelën e Manchester City do të duhet të presë një reduktim të konsiderueshëm të pagës së tij prej 290 mijë eurosh në javë
Pra sipas medias britanike, Aguero fillimisht duhet të ruajë formën dhe më pas të pranojë kushtet për të qëndruar te City. Nëse nuk do të ketë akord, argjentinasi do të duhet vetëm të zgjedhë pasi klubet pretendentë që duan shërbimet e tij nuk mugojnë dhe një prej tyre është PSG që së fundmi mori trajnerin Pochettino që e kërkoi Agueron
Sido që të jetë, kjo pjesë e dytë e sezonit rezulton thelbësore për Aguerin që nuk është mësuar që të shohë që të ngrihen dyshime për rendimentin e tij me argjentinasin që ka një bilanc me 256 gola të shënuara dhe 73 assiste në 379 ndeshje me Manchester City.
Sfidanti.al