Barella, moment i artë; pas festës në San Siro, i lind vajza e tretë Matilde

Nicolo Barella përjetoi orë të paharrueshme. Në fillim ishte nata magjike e San Siro dhe cmimi i futbollistit më të mirë në fushën e lojës ne fitoren e madhe kundër Juventusit ku shënoi një gol dhe dha një assist. Më pas në orën 06:23 të së hënës erdhi në jetë Matilde, vajza e tij e tretë. Ishte bashkëshortja e Barellës , Federica Schievenin që bëri të ditur lajmin e gëzuar nëpërmjet një postimi në Instagram

‘Mirëseerdhe Matilde në zemrat tona’-shkruante ajo. Nicolo Barella që në 7 shkurt do të festojë 24 vjetorin e lindjes ka edhe 2 vajza të tjera; Rebecca, 3 vjec dhe Lavinia 1 vjec.

Sfidanti.al