Basketboll vajza, Flamurari fiton titullin

Flamurtari nuk ka rivalë në basketbollin e vajzave. Vlonjatet kanë mposhtur 76-55 Partizanin, kanë çuar në 3-0 serinë e fitoreve dhe janë shpallur kampione të Shqipërisë në basketboll për vajza për sezonin 2025-2026.

Flamurtari tregoi forcën që në periodën e parë të cilën e fiton me rezultatin 17-6. Partizani mundohet të reagojë dhe fiton periodën e dytë 23-22. Vlonjatet fitojnë periodën e tretë me rezultatin e thellë 18-9 dhe periodën e katërt 19-17.

Flamurtari fitoi të gjithë ndeshjen me rezultatin 76-55, çon në 3-0 serinë e finaleve dhe shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për vajza.