Barti-Vondrusova, finalja surprizë e Roland Garros për femra

Ashli Barti dhe Marketa Vondrusova do të jenë protagonistet që do të diskutojnë finalen e turneut Roland Garros në kategorinë e femrave. është një finale kjo me të vërtetë surprizë mes dy tenisteve të reja në moshë respektivisht 23 dhe 19 vjec dhe që luajnë për herë të parë në karrierën e tyre një finale Grand Slami

Australiania Barti që do të jetë numri 2 i botës në rast se fiton turneun, eliminoi në gjysmëfinale amerikanen adoleshente Amanda Anisimova duke e mbyllur këtu përrallën e saj në turneun parizien. 2-1 ishte rezultati i kësaj ndeshjeje në favor të Bartit që e mbylli ndeshjen në 1 orë e 53 minuta lojë. Barti humbi setin e parë 7-6, por arriti të fitojë dy të tjerët 6-3; 6-3 duke prerë kështu biletën për në finale

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, Vondrusova që ishte një tjetër zbulim i këtij turneu mundi britaniken Xhoana Konta që luante gjysmëfinalen e saj të tretë Grand Slam në karrierë. Tenistja ceke iu imponua Kontës që është numri 28 në botë duke e mundur me rezultatin 2-0 në 1 orë e 40 minuta lojë. Setin e parë Vondrusova e fitoi 7-5, ndërsa të dytin arriti ta bëjë të tijin pas tiebreakut 7-6

sfidanti.al