Celsi i drejtohet zyrtarisht Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv duke apeluar vendimin e FIFA për bllokim të tij në dy sesione të merkatos. është vetë ky institucion që konfirmoi lajmin teksa doli me një komunikatë për median.
‘CAS regjistroi apelin e paraqitur nga Celsi kundër FIFA-lexohet në komunikatën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv-apeli është bërë kundër vendimit të FIFA të datës 11 prill të 2019 ku Celsi u shpall fajtor për thyerje të rregullores së FIFA për transferimin e futbollistëve duke iu ndalua ndërhyrja në dy sesione të merkatos dhe me një gjobë prej 600 mijë franka zvicerane’
Më pas CAS theksoi se nuk do të japë më informacion në lidhje me këtë procedim deri në vendimin që do të jepet nga Paneli i Arbitrave, për të cilin nuk ka një datë të përcaktuar. Klubi anglez që para pak kohësh fitoi Europa League u dënua fillimisht në muajin shkurt duke e apeluar atë në FIFA që në fund vendosi të konfirmojë vendimin e saj. Dënimi i Celsit ishte për parregullsi në transferimin e futbollistëve nën moshën 18 vjecare.
sfidanti.al