Barcelona, një sukses total; 7 ekipe mes më të mirave të Evropës në 5 sporte

Barcelona është një klub shumësportësh që të jep kënaqësi kur e sheh. Klubi blaugrana po shfaq një nivel të lartë sportiv, jo vetëm në Spanjë, por edhe në Evropë dhe për këtë mjafton të shohëh kalendarin e evenimenteve të ndryshme sportive të disa prej seksioneve të skuadrës katalanase.
Barcelona ka 5 specialitete sportive profesioniste; futboll, basketboll, hendboll, hokej në pistë dhe futsal dhe 9 disiplina të tjera në nivel amatorial. Por në 5 kategoritë e para kjo skuadër përfaqësohet me 7 ekipe në cerekfinale e gjysmëfinale të kompeticioneve më të rëndësishme evropiane dhe do të përballen me ekipe nga Franca, Turqia, Anglia(2), kazakistani, Gjermania e Portugalia. 6 shtete kundër një klubi shumësportësh.
Turi i Forcës blaugrana do të nisë pas dy ditësh me ndeshjet e hendbollit e basketbollit. Në Champions League të hendbollit, Barça Lassa do të luajë me Nantë, ndërsa ekipi i basketbollit do të përballet me Anadolu Efes në ndeshjen e tretë në serinë e 5 sfidave në Euroleague, në të dyja rastet katalanasit do të kërkojnë ‘Final Four’ në të dy këto kompeticione.

Më pas radha do t’i vijë Youth League dhe Futsalës. në 26 prill Barcelona Juvenil A do të luajë për të tretin vit radhazi Final Four të UEFA Youth League kundër Celsit me blaugranat që do të kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar vitin e kaluar. Ndërsa në futsal do të luajë gjysmëfinalen ndaj Kairat të Kazakistanit.

28 prilli do t’u takojë femrave të zbresin në fushën e lojës me Barcelonën që do të luajë në Mini estadi ndaj bajernit të Mynihur ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve të futbollit të femrave me vajzat blaugrana që e kanë fituar ndeshjen e parë 1-0 dhe tani shohin që të jenë shumë pranë një finaleje historike. Futbolli i meshkujve do të luajë në 1 maj në Camp Nou me Liverpoolin dhe në 7 maj do të udhëtojnë drejt Anfieldit ku do të kërkojnë finalen e Champions League e cila i mungon Barcelonës që nga viti 2015. Barcelona në fundjavë, në mos më herët do të fitojë titullin e 8 në 11 sezonet e fundit, ndërkohë që në 25 maj do të luajë finalen e Kupës së Mbretit me Valencian, kështu që katalanasit do të kërkojnë tripletën e tretë të tyre.

Impenjimi i fundit i klubit shumësportësh Barcelona është ai i skuadrës së Hokejit në pistë në 11 maj në Lisbonë ku do të nisë mbrojtjen e titullit evropian të fituar vitin e kaluar në Porto. Do të jetë një Final Four e gjitha iberike duke qenë se Barcelonës është kundër 3 ekipeve portugeze. Gjysmëfinalja është me Porton me të cilën Barcelona u përball në finalen e fundit në Champions, në Kupën Kontinentale dhe atë Interkontinentale.
me një kuadër të tillë nuk bëjmë aspak gabim kur ndryshojmë për një moment sloganin e Barcelonës ‘Mes que un Club’ për ta shndërruar në ‘Mes que un esport’.(Më shumë se një sport)

sfidanti.al