Atletika ruse qan Plavunovën; gjendet pa jetë në pistë

Atletika ruse është në zi. është gjendur pa jetë në pistë në moshën 25 vjecare, Margarita Plavunova atlete dhe njëkohësisht modele. Mësohet se Plavunova kishte pësuar një atak kardiak teksa ishte duke u stërvitur në një fshat në distriktin Morshanski në rajonin Tamblov Oblast në Rusinë perëndimore ku ajo ndodhej me pushime.

Plavunova ishte atlete e garave të distancave të shkurtra dhe koha e saj më e mirë në 100 m me pengesa ishte 14.06 sekonda që ishte shumë larg kohës më të mirë të kësaj disipline. Sipas mediave vendase, atletja kohet e fundit e kishte intensifikuar ndjeshëm stërvitjen, ndërkohë që kur ishte në një moshë më të re ajo kishte fituar titullin kampion kombëtar për universitete në garën e 60 m

sfidanti.al