Carlos Alcaraz është Mbreti i ri i Parisit! Spanjolli fiton Roland Garros 2024 duke mposhtur Sascha Zverev në finale me rezultatin 3-2 (6-3, 2-6, 5-7, 6-1, 6-2) në një sfidë që zgjati më shumë se katër orë. Një betejë e jashtëzakonshme sportive, e fituar në distancë nga Carlitos, i cili – siç ndodhi në gjysmëfinale me Sinner – rikuperoi pasi e pa veten në disavantazh 2-1 pas setit të tretë. Spanjolli ishte më i kthjellët në dy setet e fundit, me Zverev që pagoi gati 20 orë lojë para finales. Për Alcaraz është Slami i tretë në karrierën e tij.
sfidanti.al