Afron sezoni i ri në NBA; skuadrat ‘ndërrojnë lëkurë’

Skuadrat e NBA ‘ndërrojnë lëkurë’ për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Ligës Amerikane të basketbollit prezantuan uniformat e ekipeve të krjuara nga kompania e veshjeve sportive Nike dhe  të rejat nuk mungojnë. Një ndër ndryshimet e këtij viti në këto uniforma është zëvendësimi i logos së NBA me atë të Nike, ndërkohë që do të shfaqen dhe emrat e sponsorëve të skuadrave. Kështu në fanelat e Golden State Warriors do të lexohet emri i Rakuten, e njëjta kompani që sponsorizon edhe klubin e futbollit të Barcelonës, ndërsa te uniforma e Orlando Magic do të jetë i shkruar emri i Disney. Tjetër e re që ka të bëjë me uniformat e NBA këtë sezon është se skuadrat nuk do të kenë më një fanelë zyrtare për ndeshjet në shtëpi, por do t’u duhet të bëjnë zgjedhje nga koleksione të ndryshme që do të krijohen për to.

sfidanti.al