Ditë lumturie për Rosberg, bëhet sërish baba, lind vajza Nalia

Nico Rosberg është duke shijuar ditët e tij më të bukura. Kampioni i botës në Formula 1 është bërë baba për të dytën herë. bashkëshortja e tij Vivian, slli në jetë vajzën e dytë të familjes Rosberg, Nalian në një spital të Montecarlos. Vetë Rosberg e publikoi lajmin për lindjen e vajzës së tij dhe komunikimin e bëri nëpërmjet një videoje të publikuar në kanalin e tij Youtube.  ‘Nuk kam qenë në linjë për një kohë të gjatë dhe ja ku është arsyeja-tha Nico Rosberg në mesazhin e tij-Cdo gjë shkoi në mënyrë perfekte. Ishte dicka e mrekullueshme.Këtë radhë ky event është i vecante, sepse ne tani e dimë se sa speciale është që të kesh dhe kujdesesh për një vajzë’.

sfidanti.al