Sergio Perez trondit Red Bullin: Nëse nuk më ndihmon, nuk e ndihmoj!

Që dy pilotët e skuadrës kampione të botës nuk janë miq të mirë, kjo dihej, por që do të kishte paralajmërime që pa nisur mirë sezoni, kjo nuk pritej. Gjithsesi, ai që cilësohet si piloti i dytë, meksikani Sergio Perez, nuk deshi t’i linte asgjë rastësisë apo paqartësisë, ndaj edhe bëri deklaratë të drejtpërdrejtë. “Gjithmonë është e rëndësishme të punohet dhe luftohet si skuadër, – tha Perezi për “Foks Sports”, – natyrisht, nëse do të shoh që nuk do të më ndihmojnë kur të kem nevojë, as unë nuk kam ndërmend që të ndihmoj”. Edhe sezonin e kaluar pati probleme që dolën në sipërfaqe mes Perezit dhe Maks Verstapenit, që në fund fitoi titullin botëror në Formula 1 për të dytin sezon radhazi.

Sfidanti.al