Ksavi: Nuk deshëm të luanim katenaço, na detyroi Reali!

Trajneri i Barcelonës thotë se paraqitja në “Bernabeu” nuk ishte e mirë përsa i përket lojës, por kjo jo për faj të skuadrës së tij. “Nuk deshëm ne që të luanim në këtë mënyrë, por na detyroi kundërshtari, – tha ai, – Reali bëri presion gjatë gjithë ndeshjes, dhe ishte e vështirë të zotëronim topin e të ndërtonim aksionet tona. U detyruam që të përshtateshim për të pritur momentin tonë. Reali ka lojtarë të fortë në mbrojtje dhe mesfushë që i fitojnë duelet. Synojmë të luajmë më mirë në fushën tonë dhe të na kthehen lojtarët e dëmtuar”. Barcelona fitoi 1-0 në Madrid dhe është favorite për kualifikim në finalen e Kupës së Mbretit.

Sfidanti.al