Përse dogji kaq shumë humbja e Partizanit me Skënderbeun dhe përse të tjera…

– Përse humbja e Partizanit me Skënderbeun dogji kaq shumë sa duket sikur kjo ndeshje në bursën tone, paska vlerë më shumë se ..3 pikë?
– Sepse Partizani pasi kishte marrë shumë përkëdheli, pasi në modë u fut “Gega Style”, pasi u kishin mbushur mëndjen se porta e tyre ruhej nga “rojet zvicerane”, natyrshem, duket si tradhëti e modës së lartë kur të përflakin me dy gola dhe ..me një dënim kolektiv për tifozët…
– Përse presidenti Gjici, në një intervistë i ka rënë kambanës se akoma nuk ka filluar kampionati, ngaqë gjunjët e vërtetë tregohen në dymujorin shkurt-mars ?
– Sepse dihet nga të gjithë, i madh e i vogël, se titulli kampion nuk fitohet me gjunjët e futbollistëve, nëse në lojë nuk futen gjunjët e zotave , të atyre që prishen me këngën e vetme që dinë:“ Jemi ne me tope, pastaj vini ju…me top”
– Përse ky arbitri Hamiti punon si një orë zvicerane kur flitet për gafa spektakolare në Vlorën e futbollit, ku loja më e bukur nuk bëhet me topin , por me batutat..
– Sepse , sipas një studimi të Sinan Idrizit, të parët e Hamitit i kanë futur në gjak arbitrit ta qëllojë Vlorën me bilbil sa herë t’i dalë rasti, duke “fshehur” me AND-ra faktin se Vlorën nuk e duan e as nuk e kanë dashur të parët e FSHF-së…
– Përse presidenti i Skënderbeut, Takaj, u vesh me një modesti teatrale pas triumfit me Partizanin, duke përsëritur idenë se çunat janë të rinj dhe ka akoma rrugë të gjatë për titullin?
– Sepse, kjo e çunave të rinj, nëse është kuptuar qartë, do të thotë se erdha në Tiranë me “nxënës të rinj” dhe iu dhashë një leksion të vjetër…
– Përse qarkullon si e vërteë më shumë se si thashethem se presidenti Duka do të rrisë rrogat për trajnerët e ekipeve Kombëtare, atyre poshtë Panuçit ?
– Sepse mund të bëhen romuze se Dukës ka vite që i ka zënë merimanga portofoli, kurse çunat që drejtojnë në stolat kuqezi i pastrojnë çdo javë ( si java e Enverit) ..merimangat e portës së tyre!
Sfidanti.al