Zgjerimi i kupes se Botes nga 32 ne 48 skuadra pjesemarrese mund te ndodhe qe ne vitin 2022 ne Katar. Ai qe e deklaroi kete eshte vete presidenti i FIFA, Xhani Infantino ne Kongresin e Konfederates Aziatike te Futbollit ku theksoi se ai eshte gati qe te pranoje rritjen e numrit te skuadrave ne nje boteror dicka qe ishte parashikuar te ndodhte ne vitin 2026 ne evenimentin qe do te zhvillohet ne SHBA, Kanada e Meksike.
‘A eshte i mundur boterori 2022 me 48 ekipe? Perse jo?-tha Infantino-po diskutojme me miqte tane ne Katar dhe shpresojme qe kjo te ndodhe. Ne rast te kundert, te pakten e tentuam. Duhet qe gjithnje te kerkojme t’i bejme gjerat ne menyren me te mire te mundshme. Gjithcka do te vendoset perpara fillimit te kualifikueseve, ne fillim te vitit tjeter’.
Sfidanti.al