Përse administratori Idrizi i quan prostituta ata të FSHF-së? Përse të tjera.

Përse adminitratori Idrizi sulmon me fjalë të ashpër Fedetarën dhe presidentin Duka duke i quajtur edhe prostituta?

Sepse në një futboll ku dhuna konvertohet me para, nga gjobat, edhe fjalori i dhunshëm do të sjellë fitime..

Përse presidenti Demi i Partizanit i ka quajtur palaço vendimet e Federatës për dënimin e tifozëve të tij?

Sepse Partizani dhe FSHF po luajnë një ndeshje të rrezikshme  ku numërimi i stolave dhe paratë e gjobave janë vetëm alibia…

Përse trajneri Agostineli ka frikë të thotë hapur se futbollitët e tij as nuk e përfillën në Vlorë por dezertuan nga loja?

Sepse kur erdhi në krye të kampionëve bekoi fatin për “mrekullinë” që e çoi në Korçë pa e ditur mirë se velloja nuk ishte e bardhë..

Përse trajneri Milinkoviç i Lufëtarit ka thënë se trajnerët shqiptarë edhe mund të ulen në stolat e Serbisë?

Sepse nuk mund ta thotë hapur se Serbia është atdheu i trajnerëve dhe ai vetë nuk ka vend e jo më ..tanët

Përse në FSHF  kanë patur kaq shumë punë këto ditë sa të gjithë thonë se po gjejnë ilaçin për të të vrarë “mushkonjën” Braçe që sulmon shefin?

Sepse sa herë që shfaqet ndonjë person që i bën radioskopinë presidentit, nëpër koridoret e zyrave nuk pipëtin askush..