UEFA, Qeverisja e futbollit dhe liria !

Besoj se e keni degjuar ate shprehjen e famshme te shkeputur nga Animal Farm te George Orwell “Te gjitha kafshet jane te barabarta, por disa kafshe jane me te barabarte se te tjeret “. E kemi kujtuar shume shpesh keto kohe te madhin Orwell, sepse e ka vete “fajin” qe e ka pershkruar ne menyre te paperseritshme totalitarizmin dhe totalitaret. Dhe ne  shqiptaret qe kemi jetuar aq gjate nen sisteme  te ndryshme totalitare qeshim, por edhe qajme me veprat gjithmone aktuale te Orwell. Me erdhen nder mend keto ide ne kulmin e fushates se Presidentit te FSHF per anetar Komiteti Ekzekutiv ne UEFA, nje fushate qe s’ka nevoje per shume pershkrime sepse ka marre permasa kimike tashme. Çfare po  thone e cfare s’po thone mediat e tija, por edhe ato te kontrolluara prej tij, per meritat e medha qe Presidenti I Federates Shqiptare ka ne futbollin vendas dhe qe mezi pritet te transmetohen ne futbollin Europian. Ne fakt une kete rradhe dua ti ndihmoj keto media sepse me duket se po ja hane pak hakun Presidentit, sigurisht nga gara e shfrenuar per servilizem, dhe s’po e portretizojne sic duhet perpara syve te shqiptareve, por edhe te Europes. Pyetja esenciale qe pret te marre pergjigje ne keto kohe eshte kjo:

Ç’mund te perfitoje qeveria e futbollit nga anetari me i ri? Gjera te cilat nuk jane prezente atje dhe me te cilat ne me ane te Presidentit tone mund te permiresojme organizmin Europian, qe per te thene te verteten ka shume per te bere ne drejtimin e duhur.

Se pari ai do ju mesoje shefave ne UEFA gjene me themelore qe ata s’po arrijne akoma ta kuptojne dhe nuk e dime se si po funksionojne pa te;

Ai do ju mesoje se demokracia eshte e demshme per shendetin e futbollit, se futbolli ka nevoje te kete lider te forte dhe autoritar ku gjithçka kalon dhe nuk kalon pa firmen e tij.

Ai do ju mesoje se perveçse tregtare te zote, duhet te jene…aksionere ne kompanite qe ofrojne sherbimet. Ne bankat ku behen transaksionet financiare, ne kompanite e komunikimit, ne kompanite e auditimit.

Ai do ju mesoje centralizimin e pushtetit.

Do i orientoje drejt fiktivizimit te te gjithe departamenteve

Sepse ai nuk e toleron dot anarshine, sepse sipas tij demokracia dhe vendimmarrja kolegjiale perkthehet ne anarshi.

Ai do t’u mesoje revolucionin…

Do propozoje sanksione te reja per mosbindjen dhe dekadencen

Do riktheje gijotinen…

Medemek.. se e shpiken Robespieri me shoke. Ne fakt gijotina do i shkonte me shume  kohes se Platinise si francez qe eshte, por vete e kane fajin. Ta kishin futur me perpara ne gjirin e tyre kete superPresident. Jane me vonese me te dhe shpresojme te rikuperojne kohen e humbur. Po e mbyll me ate shprehjen qe u tha kur u be Tirana kryeqytet, lum Tinana e mjer Tironsit. Pra edhe mund te vuajne pak anetaret e KE ne UEFA por do fitoje gjithe futbolli Europian nga ky President!

P S: Nen lojen e ketyre kundershtive dhe oksimoroneve eshte dicka fondamentale, iluzioni bazik dhe permanent se futbolli mund te qeveriset dhe ne te njejten kohe te jete I lire …..

 

 Ben Kulla