Thierry Henry e ka lënë të hapur mundësin për ta menaxhuar Arsenalin, i cili shihet si zëvendësues i mundshëm i Arsene Wenger, që sipas gjitha gjasave francezi do të largohet gjatë verës.
“Nuk varet nga unë, duhet respektuar disa gjëra. Është klubi i zemrës sime, por nuk kam krahë të djathtë”, tha ai për Canal +.
“Emri im është përmendur si zëvendësues i Wenger, e kam dëgjuar këtë. Por, është e vështirë për mua që të flasë për këtë sepse kam shumë respekt për gjithçka që ka bërë trajneri”, shtoi më tej Henry për Canal +.