Tradhetoi kapiten Trashi apo tradhetia mbeti brenda?

Në ligjin e detit, kapiteni i anijes mbetet i fundit kur anija është duke u mbytur. Por ka kapiten deti, ka edhe kapiten ..toke. Konkretisht fjala është për kapitenin e ekipeve të futbollit, që me një rregull të pashkruar, fal  jetën e tij në fushë për shokët dhe për ekipin dhe tifozet. A janë të gjithë kapitenët për të frymëzuar vlera sublime?

Shembulli që do të prekim është kontradiktor : një kapiten ka “braktisur” anijen i pari dhe pse ajo po mbytet. Fjala është për futbollistin Trashi tek Flamurtari, që pas një penalltie “spektakolare” për nga shkalla e budallëkut, është përjashtuar nga ekipi vlonjat me një damkë të fortë. Po, cili e  vërteton se gjesti i tij   në minutën e 106-të ndeshjes, ku lidhet me duar  dhe nuk zgjidhet dot nga kundershtari në zonë, ishte kulmi i tradhetisë?

Në Vlore thonë se e përzuri vota plebishitare, pra “populli”,  tifozët e ekipit. Po klubi dhe i pari i tij,  Sinan Idrizi,  që i kishte vënë shiritin në dorë, një rrogë speciale dhe një trajtim special, mos vallë e shikon veten të pafajshëm në këtë mesele? Apo do të luajmë lojen manipuluese  se u gjet fajtori i madh që e zhyti Flamurtarin në fundin e tabelës dhe tani do te vijne dite me diell.  Hajde Flamurtar, hajde, që edhe pse shpenzon miliona, po c’monton imazhin e Flamurtarit të lavdishëm…

Sfidanti.al