Thyeni kokat tuaja, mos shani shefat e FIFA-s dhe UEFA-s!

Kur gabojnë shefat, gabimi është i falshëm dhe pse i kushtueshëm deri ne palcë. Kur gabon “populli i futbollit” , zemërimi që vjen nga lart është i fortë dhe tejet hakmarrës ! Kur gabojnë shefat ? Gabimi i madh i fundit dhe tejet i kushtueshëm për klubet tona, ka qënë kjo skema e kampionatit “Final 4” , që  ndezi më shumë pazaret dhe shkeli hapur  të drejtat e ekipeve për të qënë të lirë për të dalë kampion !

Këto ditë edhe gazetarët pranë oborrit po i bien me të madhe bories se skema e kampionatit “Final 4”,  paska qënë një dështim i madh! Janë gati të thonë se ishte faji i klubeve që pranuan një marrëzi të tillë sportive , madje janë gati të thonë se Komiteti Ekzekutiv e solli gjëmën   dhe nuk ishte shpikje e  presidentit Duka siç thuhet…

 

Po  kur gabon “populli i futbollit ? Kjo paska ndodhur në ndeshjen me Andorrën, kur tifozët paskan diskriminuar futbollin sepse  kanë fyer në kor presidentin Duka. Në kohët e  sotme, ku futbolli janë vetë shefat,  FIFA dhe UEFA  lejon të shahet motra dhe nënat e “popullit të futbolli”, por nuk të fal nëse sharrja ngjitet sipër deri në familet  e tyre te shenjta ! Dhe kështu, Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka dënuar sjelljen e tifozëve tanë ultras, që të mos jenë  për ndeshjen me Serbinë. Çfarë nderi për Serbinë? Nuk po flasim për nderin që shefat i bëjnë njëri- tjetrit, duke dënuar në masë “popujt e topit”.  Srebët , kur u vjen oreksi , na fyjnë edhe me sportisin më të mirë në botë, me tenistin Novak Xhokoviç, që  përsërit shpesh  refrenin politik  se Kosova është Shqipëri. Vrite, vrite shqiptarin,  po bëhet himn nëpër stadiumet e tyre dhe veshët e FIFA-s kanë  janë pjerdhur me kohë…

Sfidanti.al