Teuta-Tirana një “gënjeshtër” 2-2, sepse moralisht fitoi Teuta!

Jemi patologjikisht të dashuruar me pikët, me klasifikimin, me të parin, pra me atë që fiton! Dhe kur nuk ka fitues, siç ndodhi në ndeshjen e djeshme ne Durrës, , Teuta – Tirana, “qajmë” pikët që u ndanë. Në fakt, ndeshja pati një fitues, por shumicës nuk ia kap syri sepse na e do shpirti një fitues me gola! . Teuta e fitoi ndeshjen moralisht, guxoi të luante me futbollistë të rinj ndaj Tiranës dhe guximi më i madh ishte që sfidonte dhe në lojë…

Në një kampionat që përkëdhel më shumë “shtëpinë e të mosharve” , në  një kampionat që ka frikë të ndërroi gjakun e vjetër me gjakun e ri, gjesti i Teutës në ndeshjen ndaj më të fortëve të kampionatit, Tiranës,  është si një shuplakë.  Dhe  jo vetëm për ekipet e Superiores që më shumë blejnë se sa lindin futbollistë, por  edhe për ata që kanë  pushtetin  e lojes , pra lojtarët e zyrave,  ata që e qasin  futbollin më afër “azilit” se se fidanishtes…

 

Sfidanti.al