Një gol dhe dy asiste, kush mund ta ndalë tani Cristiano Ronaldon?

CR7 në formë të shkëlqyer dhe i pandalshëm në Arabinë Saudite me fanellën e Al-Nassr. Ai është kthyer në protagonist të padiskutuar ndërsa në sfidën e javës së pestë të Saudi Pro League, realizoi një gol dhe dha dy asiste në fitoren 1-5 të ekipit të tij në transfertën e Al-Hazem.

Pas dy asisteve, në minutën e 68 Cristiano Ronaldo realizoi një super goditje, duke e çuar topin në fundin e rrjetës dhe duke bërë “poker” për skuadrën e tij. Triumf i rëndësishëm për skuadrën e asit portugez i cili ëndërron një sezon si protagonist në Lindjen e Mesme ku tashmë ka edhe mbështetjen e Sadio Mane në një skuadër më të kompletuar. Ky ishte goli numër 850 i sulmuesit portugez në nivel klubesh.