Të gjithë qahen për arbitrat, vetëm pretendetët ..”qeshin”

Të gjithë qahen për arbitrat, dhe të gjithë e dine mire se arbitrat mbijetojnë duke gabuar, herë në kuriz të njërit e herë të tjetrit. Ka një simetri në përzgjedhjen e gjahut të javës. Ndaj edhe viktimat ndërrojnë vendet, sipas kurdisjes që i bëjën javës çunat e sektorit te tredhjes ! Këtë javë u shfaq dhe presidenti i Vllaznisë, Xhaferri, duke pretenduar më shumë drejtësi nga arbitrat, kur një javë më parë, në një filmim intim në dhomën e futbollistëve, shfaqej i lumtur dhe harbues, sikur punët me arbitrat të shkonin fjollë një here e pergjithmonë..

Kur qahen edhe ata për arbitrat ! Kjo frazë është e trajnerit Memelli, trajneri i ekipit që serialin e sezonit nuk po u luajnë me rivalët, por me arbitrat , dhe më shumë me VAR-in që u është qepur nga pas dhe i ka shndërruar në macen e zezë. Për cilët e ka lëshuar frazën Memelli? Për “demat ” e Partizanit që panë me sytë e tyre se si VAR-i anulloi një gol “studimor” për ta pasuruar edhe më shumë menynë e ndëshkimit ndaj tyre.

“ Mos na bëni për të qeshur – thotë Memelli, që e di shumë mirë se në një futboll që topi shpesh tretet duke humbur formën , më pranë është e qara se sa e qeshura. Dhe për momentin, vetëm dy ekipe nuk dine të qajnë për arbitrat, ngaqe spër ta ka një përkujdesje ndryshe , dhe këto janë Tirana dhe Kukësi…

Sfidanti.al