Nuk është më një “çirak” dhe nuk cilësohet si zëvendësuesi i Antonio Kontes. Simone Inzagi është vetvetja dhe suksesi i madh i Interit të tij në fushën e Romës është demonstrimi më i mirë për punën e shkëlqyer që po bën. i ndryshëm nga Konte, ndoshta jo aq impulsiv sa ai, por gjithsesi fitues dhe praktikues i futbollit të bukur, trajneri zikaltër foli i lumtur për djemtë e tij.
“Një ndeshje e madhe, – tha ai, – por, e vërteta është që kemi bërë edhe më parë ndeshje të tilla. Një fitore e tillë padyshim nuk është diçka e vogël, ndaj jam shumë krenar për ekipin. Nuk është e lehtë të fitosh në “Olimpiko” ndaj Romës. Gjithsesi, kemi mundësi të jemi edhe më mirë se kaq. Tani ta kemi mendjen në Madrid sepse kemi një ndeshje të madhe në Champions ndaj Realit”.
Sfidanti.al