E lavdëroi pa masë shumë muaj më parë, kur të kuqtë luajtën ndaj Klub Bryzhit në Ligën e Kampionëve. Jurgen Klopi duket se ka një lidhje të veçantë shpirtërore me sulmuesin e tij shtatlartë, Divok Origi, i cili gjithsesi luan shumë pak. Nuk ka faj belgu sepse Liverpuli ka në repartin ofensiv lojtarë të tillë si Salah, Mane, Firmino e Zhota, madje edhe Xherdan Shaqiri u detyrua të shkonte tek Lioni. Megjithatë, “i duruari, i fituari”, dhe Origi u bë hero duke shënuar golin e fitores 1-0 në fushën e Uolvesit, në një ndeshje vërtet të vështirë. Ai shënoi në minutën e 95-të, në minutën e fundit shtesë dhe entuziazmi ishte i jashëzakonshëm.
“Divor Origi, legjenda jonë, përfundoi punën sot dhe kjo ishte diçka e madhe, – tha Klopi, – i thashë kur do të hynte në fushë se kjo ishte ndeshja e tij. Fitore e madhe në fund, që e bën më të madhe goli i Divokut. Ai është një sulmues i veçantë edhe pse nuk luan shumë”. Origi ka shënuar gol në fitoren e madhe 4-0 ndaj Barcelonës në Champions, në finalen e Championsit ndaj Totenhemit, si dhe 5 gola në derbet ndaj Evertonit.
Sfidanti.al