Triumfi i Spanjës në finalen e Euro 2024 nuk e eklipsoi aspak edhe atë të Carlos Alcaraz në finalen e Wimbledon ku rrëzoi përfundimisht një nga ikonat e këtij sporti, Novak Djokovic duke e turpëruar atë me një nga disfatat më të thella të historisë së serbit. E dielë që Spanja do ta mbajë mend gjatë si vend në aspektin sportiv pasi këtë herë nuk është Nadal por pasardhësi i tij që bashkë me një brez tjetër “furish të kuqe”, arrijnë të ngjiten respektivisht në majën e futbollit dhe tenisit. Çfarë arritje sakrificash për një vend që nuk bën pushime në ndërrimet mes gjeneratave, për habi të të të gjithëve. Në tenis ashtu si në futboll, Spanja arrin të propozojë kampionë në vazhdimësi dhe kjo është diçka që shkon përtej planifikimit. Asnjë komb tjetër në botë nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë dhe po të rendisim këtu edhe kampionët e Moto GP, basketbollit, Formula 1 apo shumë sporteve të tjera, sot Spanja është lokomotiva e sportit europian ndërsa finalja e Berlinit tregoi edhe një herë se futbolli i vërtetë është ai që luhet në periferitë e fushave stërvitore të Katalonjës apo Bilbaos dhe jo ai që shkëlqen në vitrininën e super-reklamuar të Premier League.
Nga Pirro Bardhyli