S’mbahet Tirana! Më vodhët titullin, por jo… shpirtin

A do më për Belulin? Tirana ka shpërthyer në merkato, me një vrull të paparë, ka blerë plot 8 futbollistë. Sikur po bëhet gati për “luftë” që këtë herë të mos ia vjedhin dot kampionatin. Kush e mendonte se Tirana pas “puçit për titull”, do të ringrinte një Tiranë tjetër, me më shumë emra. Po cilët janë këta 8 misionarë? I fundit qënka Hoxhallari, para tij ishin Selmani, Doka, Mici, Obanor, Jonuzi, Latifi dhe Kaina. Thonë se nuk është mbyllur akoma porta bardheblu, sepse “Konti Monte Kristos” është veshur bardheblu dhe në klub mund te qahen për titullin që ia shkulën nga duart, por paratë sikur shtohen…

Mirë ata që ikin dhe vijnë nga tregu i brendshëm i kampionatit, por ata që i përcollëm me lule kur u shitën në Europë, pse po na kthehen mbrapsht! Dhe futbolli nuk është si buka që hamë, e cila ka një regull të vjetër “ buka që preket nuk kthehet”. Interesant është fakti se kur i shesim tek bota krenohemi se kemi edhe “mall” të shitshëm, dhe kur na kthehen,s’dalim me humbje, prapë “fitojmë”.. se po përforcohen ekipet e Superligës….

Sfidanti.al