Skënderbeu jo në Europë këtë vit, vendimi i KAS-it çon Kukësin në Champions

Festë nuk mund të ndodhë këtë vit. Rrezikon edhe më shumë se kaq, por gjithsesi lajmi i konfirmuar është që Skënderbeu nuk do të marrë pjesë në Champions këtë sezon. Vendimi i KAS-it është fatal, dhe hedh poshtë kërkesën e klubit shqiptar për ta lejuar në Ligën e Kampionëve, dhe për të vazhduar gjyqin ndaj dënimit 10-vjeçar të dhënë nga UEFA.

Kukësi do ta zëvendësojë Skënderbeun në kompeticionin-elitë kontinental, ndërsa ka festë edhe për Partizanin, i cili do të marrë pjesë në Ligën e Europës. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ende nuk ka vendosur për çështjen kryesore, përjashtimin e Skënderbeut me 10 vjet nga Europa dhe gjobën prej 1 milionë eurosh. Për këtë dënim të konfirmuar nga të dyja shkallët e UEFA-s, KAS do të marrë vendim një herë tjetër.

Gjithsesi, edhe me një përgjigje të tillë, Skënderbeu merr një goditje të rëndë sportive dhe financiare, e cila mund të bëhet shkatërrimtare nëse konfirmohet edhe dënimi i UEFA-s. Skuadra korçare e mori ndëshkimin e akuzuar për trukim të disa ndeshjeve në Champions dhe Ligën e Europës disa sezone më parë, dhe flitej për ndeshjet ndaj Krusejdërsit, Dinamos së Zagrebit, Sportingut të Lisbonës apo Lokomotivës së Moskës.

Sfidanti.al