Ishte statuja e Leninit jashte Luzhniki Stadium, ishte Vladimir Putin prej mishi e prej gjaku brenda, ishin te pakten 80 mije spektatore nga qindra vende te ndryshme te botes, ishte edhe trofeu i Kupes se Botes qe u soll ne fushen e lojes nga Iker Kasijas e modelja Natalia Vodianova. Por ishin edhe Robi Uilliams e Fenomeni Ronaldo dhe sopranoja ruse Aida Garifulina. Te gjithe keta ishin nje pjese e ‘ingredienteve’ te ceremonise se hapjes se Kupes se Botes.
Ashtu sic ishte paralajmeruar, ceremonia ishte e shkurter dhe pa shume koreografi ku gjithçka ishte e perqendruar te muzika. Kishte pak homazhe per te kaluaren, Putin preferoi te mos e kujtoje duke dashur te jape nje imazh modern, larg atij te krijuar nga sanksionet e vendosura pas aneksimit te Krimese.
Robi Uilliams interpretoi 4 nga hitet e tij, nderkohe qe ne shkallet e stadiumit nuk munguan as ish futbollistet qe kane shkruar historine ne kete sport, madje i pranishem ishte edhe nje perfaqesues i Korese se Veriut. Me pas ishte pershendetja e presidentit te FIFA dhe atij te Rusise, Putin. Ky i fundit beri ate fjalimin klasik per nje familje te madhe te bashkuar nga pasioni per futbollin.