Sa herë që bëhet dasëm çahet daullja ! Dhe “dasmat” tona në futboll kanë qëlluar dy herë në një jetë të komplikuar me topin! Nje herë nga qielli dhe një herë nga toka.! Një herë në Europianin e 2016-tës dhe një herë në Europianin, i cili do të luhet në Gjermani më 2024-ën. 8 vite më parë, u bë “luftë politike” kush e kush t’i dekoronte më shpejt e më shumë futbollistët e Kombëtares, Kryeministria apo Presidenca.
Këtë herë, lufta duket si politikë brënda sportit. Një garë shpejtësie, pa kontroll “dopingu”, mes Komitetit Olimpik dhe vetë FSHF-së. Tamam- tamam, derbi mes yjeve : Yllit të Olimpizmit dhe “yllit të futbollit”. Dhe si “Helena e Trojës” në këtë rast është shndërruar trajneri Silvinjo, që edhe vetë duket i befasuar, pasi erdhi me kërcimin e njohur të “Sambës” dhe po shndërrohet në “Shën Silvinjo”…
Fakti më i bukur i këtij shfrenimi dekorimesh është se FSHF dhe Komiteti Olimpik as nuk e njohin njëri – tjetrin institucionalisht, madje “zotat” e tyre, Fidel Ylli dhe Armando Duka, bëjnë sikur pajtohen vetëm kur flitet per fitimet nga bastet dhe.. kur jep urdhër kryeministri Rama….
Sfidanti.al