Benzema eleminohet nga Botërori i Klubeve

Al Ittihad-i është eliminuar nga Kupa e Botës për klube. Yje si Benzemaja apo Kanteja nuk i kanë mjaftuar arabëe. Verdhezinjtë janë mposhtur me shifrat 3-1 nga Al Ahly-ja. Maaloul-i zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të të takimit nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë në pjesën e dytë, El Shahati dyfishoi shifrat në minutën e 59, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Ashour-i realizoi edhe golin e tretë për Al Ahly-në. Al Ittihad-i reagoi vetëm në minutë ne 92-të, por goli i Benzemasë vlen vetëm për statistika. Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, Al Ahly-ja siguroi biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube, ku do të ndeshet me Fluminensen.

sfidanti.al