Sido të quhet trajneri i ri i Kombëtares, fantazma e De Biazit nuk do shqitet..

Ka qënë sezoni i marrëzisë në  SuperLigë dhe në Kupë, ndaj  dhe  largimi i De Biazit që u maskua si dorëheqje, na u duk si diçka shqiptare, as fare .. fundi i botës. Dhe sipas zakonit të vjetër, sa herë që ndodhemi  pa zot në stol, ndërsa lart në zyra përjetohet orgazma kuqezi, poshtë tek populli i futbollit shiten shtrenjtë, madje në tregun e zi të imagjinatës,  skedina  me emra pa fund trajnerësh .Por, trajneri që pritet,  sido që ta ketë emrin dhe shkallën e përulësisë ndaj eprorit,  në stolin kuqezi  do të shfaqet fantazma e De Biazit, si për të na kujtuar se fjalët e fundit që tha nuk dolën nga zemra e tij, por vetëm nga goja të cilën ia kishin marrë peng . Madje edhe lotët nuk ishin sipas skenarit, ngaqe tradicionalisht kemi qarë ne për largimin e trajnerit,  ndërsa kërë radhë, qau trajneri  më parë duke treguar se ka vjedhur shumë nga zakonet tona.  Ai e paska ditur se shumë trajnerë shqiptarë  që janë shkarkuar në pabesi, kur kanë thënë fjalët e fundit, pasi kanë krehur flokët, kanë qënë plot me sheqer dhe jo me helm. Nuk besoni?  Rasti i fundit ishte Bellai që kur e flakën natën dhe nuk pritën ditën, u largua duke zgjedhur këto fjalë: “ Nuk e kisha marrë me tapi stolin..”  Si mund të injorosh këtë ikje me një pendesë spektakolare, ndaj edhe Zotat i falën pësëri karrierë në një përfaqësuese tjetër..

Ndaj, na pëlqen apo nuk na pëlqen, De Biazi erdhi si Italian dhe iku me stil shqiptar,  i tradhëtuar por tepër i lumtur, me lot përmallimi kur ndjenjat ishin për lotë zemërimi.  Kështu, sipas këtij trillimi, trajneri që do të ulet në vend të Xhanit,  nuk duhet  të jetë aq budalla sa të mendojë se do të futet në histori, për mirë apo për keq nuk i dihet, kur të luajë kundër Spanjës dhe Italisë,  sepse skema jona ndryshon moralisht…

Sfidanti.al