Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, e ka zgjedhur tanime sulmuesin qe e ai ka ndermend ta sjelle ne “Emirati” dhe, sikurse ndodh shpesh, zgjedhja ra mbi nje futbollist qe nuk eshte e veshtire qe te sillet dhe qe nuk kushton shtrenjte. Fjala eshte per francezin Mbaje Niang qe i perket Milanit, por sezonin e kaluar luajti si I huazuar me Uotfordin. C’eshte e vertet, edhe ne kete ekip ai nuk beri ndonje gje te madhe, luajti 16 ndeshje dhe shenoi vetem dy gola.
Ne pjesen e pare te sezonit, ai luajti me Milanin ne 18 ndeshje, duke shenuar tre gola dhe duke dhene tri asistenca. Pra, ai ka luajtur gjithsej 34 ndeshje dhe ka shenuar pese gola, shifra qe, ne fakt , nuk jane shume pershtypjelenese per nje sulmues te mire. Sidoqofte, duhet t’ju kujtojme se Niangu eshte vetem 22 vjec dhe ka akoma mjaft hapesire per te perparuar. Cmimi I tij ne tregun aktual te transfeeimeve eshte 15 milione euro.
Sfidanti.al