Ajo që tha trajneri i Elbasanit, Gvozdenoviç, pas ndeshjes me Laçin, ishte më e ndërlikuar se vetë ndeshja : “ Turp ajo që ndodhi, por unë e marrë vetë përgjegjësinë”. Edhe turp për futbollistët, edhe ngarkon veten për të marrë përgjegjesinë e ..turpit! Problem me shqipen e trajnerit serb apo kjo është kungulleshka e futbollit tonë, që futbollistët e dredhin ne fushë, nuk mbajnë përgjegjësi, sepse në fund të filmit ..zakonisht “vritet” trajneri…
Ç‘po ndodh me Elbasanin? Duket sikur është një ekip tjetër, që ka veshur fanelën, duket sikur edhe tifozët janë tretur në stadiumin rekordmen, duket sikur po luftojnë më shumë me veten nga brenda , sesa me kundershtarët nde fushë!
Kapakun e kësaj “tradhëtie të fundit” ia vuri po vetë trajneri Gvozdenoviç, kur për Laçin bëri analizë te “thellë”: ishte skuadra më e mirë, më e shpejtë, më agresive dhe dua t’i uroj suksese. Ndërsa për ekipin e tij, Elbasanin nuk zbuloi asnjë të metë konkrete, por tha se do të flisnin në..analizë !
Sfidanti.al