Java 22, Egnatia rikthehet në kryesim

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin e javës së 22-të me dy ndeshjet e fundit; AF Elbasani – Laçi dhe Vllaznia – Egnatia. Në stadiumin “Loro Boriçi”, Egnatia mundi Vllazninë 2-0. Rrogozhinasit shënuan nga një gol për çdo pjesë dhe u ngjitën në vendin e parë të kampionatit me 39 pikë. Laçi mundi AF Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena” 2-1. Kurbinasit zhvilluan një ndeshje të mirë dhe morën tre pikë shumë të rëndësishme. Tirana u rikthye te fitorja në kampionat pasi mposhti Bylisin në “Adush Muça” me rezultatin e thellë 3-0. Një triumf shumë të rëndësishëm arriti edhe Skënderbeu në shtëpi, pasi mposhti Teutën 2-1. Ndeshja Partizani – Dinamo City u mbyll në barazim 1-1.

sfidanti.al