Dikur thonin si Ali Xhixha mbi tel, një nga heronjtë e cirkut të dikurshëm, sot mund të thonë si Redon Xhixha, sulmuesi “cirk” i Tiranës, që del nga stoli në pjesën e dytë, futet në lojë, shënon dy gola ndaj Vorës dhe largohet pa ardhur fundi i ndeshjes…Me humor thonin ne stadium se “nxitonte per nje pune tjeter” .Tamam si një ëndërr, të cilën do ta lakmonte çdo futbollist, edhe pse Superliga është e tillë që mund të vish edhe me një këmbë dhe ta sundosh..!
Në ditët më të vështira të Tiranës, ku emri i saj barazohet me Vorën në klasifikim, një lloj magjie ndodh : Xhixha niset nga stoli në pjesën e dytë dhe interpreton “trenin e shpejtë” të golave ! Duket i paracaktyuar fati i tij këtë sezon sepse qyshse kur u kthye tek bardheblutë, thanë se do të jetë një lloj “Batmani” për të shpëtuar ekipin nga një turp historik…
Sfidanti.al

