Shkëlqim Muça s’merr vesh nga futbolli! Ky është “covidi” i Kardosos

Shqiptarët e futbollit i ka mundur prej vitesh, më mirë me thënë prej dekadash, një pyetje tipike e llojit tonë: cili ka qënë më i mirë Demollari i Dinamos apo  Muça i Tiranës? Një i huaj i ka dhënë “përgjigje” ekuacionit  historik me një frazë që kapërcen orbitën e arsyes . Dëgjoni , më mirë do të ishte “mos i dëgjoni” fjalët e futbollistit të Partizanit, Kardoso në drejtim të Shkëlqim Muçës: “  Ai nuk merr vesh nga futbolli! Nëse Muça nuk e di , po i kujtoj se kam shënuar 30 gola në 1 vit e gjysmë në Maqedoni..”

Muça nuk merr vesh nga futbolli?  Cili e thotë këtë blasfemi futbollistike? Kardoso i Partizanit.Nga lindi ky zemërim shumë i  fajshëm? Sepse Muça paska thënë në ekranin e RTSH-së së Kardoso luan sa për të plotësuar numrin.   Po Partizani i madh, edhe sikur Muça te ketë  gabuar, pse nuk ia mbyll gojën këtij futbollisti të vogël, duke i thënë se Shkëlqim Muça  është një figurë   të cilit familja e futbollit ia ka hequr kapelen me meritë , ndersa në rolin e opinionistit të ekran, nëse nuk është më i vërteti nga të gjithë, është ndër më të besuarit e.

Nëse Partizani këtë javë tentoi të ngjitej në majë të altarit të Fair-Play-t, duke u vetëkrenuar  me gjestin e dorëzimit kolektiv  tek goli i Kukësit,  të paktën duhet të kishte përgënjeshtruar fjalët fyese të futbollistit ndaj Muçës. Apo ka radhë puna ?  Në fillim duhet të merret me futbollistin Murataj, ai që shënoi “golin e fajshëm” me Kukësin, që pasi Partizani u shndërrua në një manekin kolektiv për t’i lënë golin Kukësit, ai doli përsëri në krahun e kundërt kur tha: “ Do ta bëja gol sa herë të më jeper rasti”. Sipas kësaj logjike, ai do të vazhdonte të me golat për “gjyq”, kurse Partizani  nga ana tjetër do të vazhdonte  t’i  lante mëkatet e tij duke mëkatur vetë…duke i lënë golin kundershtarit!

Sfidanti.al