Për shkak të Covid, UEFA anulon Evropianët U19 meshkuj e femra në 2021

Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi të anulojë edicionin 2021 të kampionateve evropianë të këtij viti të kategorisë U19 për meshkuj e për femra për shkak të pandemisë Covid-19 dhe të efekteve të saj mbi organizimin e turneve.

‘Për marrjen e këtij vendimi, Komiteti Ekzekutiv mori në konsideratë se me masat kufizuese që po aplikohen aktualisht nga qeveri të vendeve të ndryshme, transfertat e skuadrave dhe organizimi i miniturneve do të ishin shumë të vështirë-theksohet në një komunikatë të UEFA’

Qeveria e futbollit evropian theksoi gjithashtu se u konsultua me federatat të cilat e pranuan këtë zgjidhje duke shpjeguar se shëndeti dhe siguria e sportistëve të rinj përfaqësiojnë në këtë moment një prioritet .

Sfidanti.al