Koret raciste kundër Ibrahimovic; UEFA hap hetime mbi Crvena Zvezda-Milan

UEFA hapi një hetim për fyerjet raciste të thëna në drejtim të Zlatan Ibrahimovic në Beograd në ndeshjen e parë të 1/16 të finaleve të Europa League mes Crvena Zvezda dhe Milanit. Suedezi që u la pushim nga Pioli e ndoqi ndeshjen nga pankina në shkallët e Marakana. Në tribunë ishin edhe anëtarët e stafit serb, drejtuesit dhe disa ‘të ftuar’ të Crvena Zvezdës që u bënë protagonistë me fyerjet diskriminuese kundrejt Ibrahimovic që është me origjinë boshnjake.

Përgjegjësit u identifikuan edhe nëpërmjet përdorimit të videos. Klubi I Crvena Zvezdës i kërkoi ndjesë Ibrahimovic duke theksuar se është kundër cdo lloj diskriminimi e dukë nënvizuar  se sjellja e pak individëve nuk duhet të njollosë emrin e një skuadre antiracist si Crvena Zvezda. Sipas rregullave të UEFA, klubi pritës është përgjegjës për episodet e cfarëdo lloji që ndodhin në stadium. Për momentin nuk është përcaktuar një afat kohor për paraqitjen e raportit të Komisionit të Disiplinës. Ndeshja e kthimit mes Milanit dhe Crvena Zvezdës do të luhet të enjten në orën 21:00.

Sfidanti.al